Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Qendresa për Teatrin në ekspozitën “Notre Drame de Tiran”, piktori Avni Delvina: Protestë unike, po mbrohen vlerat e qytetit

Piktori Avni Delvina i ftuar në studion e Fax News, foli për ekspozitën e tij që ka çelur së fundmi në ambientet e Teatrit Kombëtar, me titull “Notre Drame de Tiran”.

Delvina u shpreh se ekspozita e tij është frymëzuar nga protesta e Teatrit Kombëtar, nga qendresa e artistëve dhe qytetarëve që po mbrojnë vlerat historike të qyetetit.

“Kjo ekspozitë është e përqendruar tek protesta e Teatrit. Histori e protestës ëshët e gjatë dhe unë u frymëzova nga këto qyetarët, artistë që mbrojnë vlerat historike të këtij qyeteti.

Ekspozita ishte e bërë, por insistimi i miqve të Teatrit Kombëtar i qendrestarëve, më ndihmuan dhe me një intensitet të jashtëzakonshëm mund të them brenda një muaji i rishikova dhe i kompletova 40 punime, ide që ishin hedhur në mbrotje të protestës.”

I pyetur për faktin nëse kjo është një sfidë për bashkinë pasi ekspozita është çelur shumë pranë saj, Delvina u shpreh:

“Më tepër se sfidë unë ku tjetër do ta bëjë këtë ekspozitë, në godinën e Teatrit Kombëtar, se kjo protestë unike do të mbesë në historinë e Shqipërisë, sepse është protesta më e gjatë, mund të them dhe në Evropë. Ka atë impaktin e artikujve të gazetës, sapo e shikon, merr qartësinë e mesazhit që transmeton. Ky është një art që funksionon në këtë mënyrë për sa i përket problemeve sociale, qytetare. Një ekspozitë tjetër që kam ndërmend të bëj është për problemet e emigracionit.

Sigurisht situata në Shqipëri është e shëmtuar, është negative, ndihet edhe në bisedat me miq dhe me shokë. Është një situatë negative. Kjo nuk është se po e them vetëm unë. Situata është në një pikë kritike. Kjo shihet edhe nga vetë rasti i hapjes së negociatave.

Do të ishte shumë mirë që të restaurohej sepse në Tiranën tonë nuk ka mbetur asgjë. Një fizionomi e qytetit duhet të ruhet është një shtrembërim total. Shpresojm që kjo rezistencë unike të ketë rezultatin e saj. Nëse do të vazhdonte gjatë, por ka një fund. Kam besim që Teatri nuk do të prishet.”- u shpreh Delvina.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *