17:53 | 26/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qendrat shëndetësore të lagjeve janë shndërruar në prona të Vilma Nushit (KONTRATA)

20:27 | 04/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qendrat shëndetësore të lagjeve janë shndërruar në prona të Vilma Nushit (KONTRATA)

Qendrat shëndetësore të lagjeve dhe mjekët e familjes, janë shndërruar në punonjës të koncensionarit të Check-Up, në pronësi të biznesmenes Vilma Nushi.

Historia e kësaj kontrate të siguruar nga Hashtag.al., fillon më datën 29 Dhjetor 2017, kur në fshehtësi të plotë është miratuar (me vendim të këshillit administrativ të Fondit të Sigurimit Shëndetësor) kontrata e re “Për financimin e qendrave shëndetësore për vitin 2018” për mjekët, infermierët dhe drejtuesit e qendrave shëndetësore.

 Po të shihet me vëmendje në këtë kontratë kemi një risi në nenin 8, për herë te parë është përmendur Kontrolli Mjekësor Bazë (Mjeku e ka detyrim profesional të kontrolloj gjendjen shëndetësore të çdo pacienti që paraqitet në qendër shëndetësore dhe t’i shërbej këtij të fundit) që në të vërtetë është koncensioni-PPP Check-Up i biznesmenes Vilma Nushi.

Ky nen detyron Qëndrat Shëndetësore dhe stafin e tyre mjekët dhe infermieret që të vihen në shërbim te CheckUp-PPP, të evidentojnë të gjithë shtetasit shqiptarë nga mosha 35 deri 70 vjeç dhe të kryejnë CheckUp , kontrollin e shëndetit. Ky detyrim që sjell neni 8 i kësaj kontrate rrit automatikisht vizitat për koncensionin  e zonjës Nushi.

Por shtrëngimet e kësaj kontrate vijojnë dhe me nenin 9 ku  prezantohen detyrimet e drejtorëve të qëndrave shëndetësore. Për herë te parë në historinë mjekësore drejtori i qendrës duhet te japi llogari për aktivitetin e koncensionit PPP ose ndryshe kontrollit bazë.  Ky nen e detyron drejtorin e qendrës shëndetësore të mobilizojë stafin e vet  që të marrë sa më shumë analiza për grup moshën 35-70 vjeçc, kur është qytetari që duhet te shkojë te mjeku dhe jo mjeku të thërrasë me pahir qytetarin.

Më tej, drejtori i qendrës shëndetësore detyrohet në këtë kontrate që çdo muaj të raportojë për rezultatin mjekësor të koncensionit-PPP, nëse rezultati është i dobët për drejtorin mund të ketë pasoja.

Një pikë tjetër e kësaj kontrate është neni 11, CheckUp-PPP është futur si shërbim në këtë kontratë ku detyron mjekun e familjes të kontaktojë shtetasit e grup moshës 35-70 vjeç që të paraqiten pranë kabineteve të tyre dhe kryejnë CheckUp që të rrisin numrin e analizave, me rritjen e analizave rriten edhe të ardhurat e zonjës Nushi.

Gjithashtu neni 11 pika 7 detyron përsëri mjekun e familjes të përgjigjet për objektivat ditore dhe mujore për kontrollet e moshave 35-70 vjeç, a thua se mjeku ka pune vetëm me këtë grup moshë?

Neni 14 i kësaj kontrate gjithashtu detyron infermierët të jenë në shërbim te kontrollit mjeksor bazë ose CheckUp-PPP po ashtu si mjekët.

Kontrata parashikon se nëse nuk arrihen objektivat e numrit të konytrolleve dhe kryerjes së analizave, për drejtorin e qendrës shëndetësore ka penalizime deri në shkarkimin e tij nga puna.

Mjekët si agjentë marketingu

Paralelisht me këtë kontratë ekziston dhe marrëveshja që koncensioni i zonjës Nushi ka me Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Sipas kësaj marrëveshje, janë punonjësit e zonjës Nushi, pra punonjësit e koncensionarit ata që duhet të ndërgjegjësojnë dhe të bindin qytetarët për të kryer kontrollin bazë mjekësor.

Por kontrata e lidhur së fundmi mes Fondit dhe Qendrave Shëndetësore detyron dhe këto të fundit të vihen tërësisht në dispozicion të interesave të zonjës Nushi, duke I kthyer drejtorët e këtyre qendrave, mjekët dhe infermierët në agjentë marketingu.

Ingranimi i stafeve të Qendrave Shëndetësore si agjentë marketingu e kthen koncensionin e zonjës Nushi, automatikisht në pronar të këtij sektori të shëndetësisë, pasi të gjitha burimet njerëzore të qendrave janë të detyruar të punojnë për të.

Gjasat janë që pas kësaj kontrate, fitimet e zonjës Nushi të rriten ndjeshëm, por nuk është kjo më e rëndësishmja.

Pasi efektet e kësaj kontrate, më tepër se financiare janë dekurajuese për qindra punonjës në mjekësi.

Le të përpiqemi ta përmbledhim atë çfarë ka ndodhur me fjalë të thjeshta.

Imagjinoni një mjek që ka shpenzuar vite, energji dhe sakrifica në mjekësi dhe ka nisur punë në qendër shëndetësore.

Një ditë të bukur i vjen urdhëri që e kthen në agjent marketingu i një biznesmeneje si zonja Nushi , e cila nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë, e cila emrin dhe pasurinë e bëri duke shitur duhan dhe në shëndetësi kapi një koncension meqenëse ka shok kryeministrin Rama.

Çfarë ndodh me këtë mjek që e gjen veten si agjent marketingu të zonjës Nushi? Po me pacientët e tij çfarë do ndodhë?

Ky duket dhe problem real i kësaj kontrate pasi përveç efekteve financiare, kontrata depersonalizon dhe përçudnon  stafet e qendrave shëndetësore. / Hashtag.al

Për të shkarkuar kontratë e plotë klikoni këtu 

Etiketa: PRONESIqendra shendetesorevilma nushi
Pas

“Të gjithë ankohen për mua”, Luana Vjollca rrëfen të metat e saj

Para

Shpëtohen 4 prej anëtarëve të familjes Sadikaj, dëmtohet motorbarka, kamera e ‘Fax News’ asiston në operacion, banorët: Jemi plevitosur (FOTO)

Para
Shpëtohen 4 prej anëtarëve të familjes Sadikaj, dëmtohet motorbarka, kamera e ‘Fax News’ asiston në operacion, banorët: Jemi plevitosur (FOTO)

Shpëtohen 4 prej anëtarëve të familjes Sadikaj, dëmtohet motorbarka, kamera e ‘Fax News’ asiston në operacion, banorët: Jemi plevitosur (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Dy varka mbyten pranë brigjeve të Tunizisë, humbin jetën 29 emigrantë afrikanë

Seanca gjyqësore e ditës së nesërme vendimtare! Ronaldo dhe Juventus, lojë për 20 mln euro

Trupat amerikane në Gjermani po trajnojnë ukrainasit për të shpëtuar njëri-tjetrin në fushën e betejës

VIDEO/ Aksidenti në Tiranë, shoferi humbi kontrollin dhe mori para dy mjete të tjera, dyshimet e para mbi ngjarjen

Si e shpreh dashurinë në një marrëdhënie çdo shenjë horoskopi

Kristjan Prenga bën histori duke marrë dy tituj, ‘shkatërron’ amerikanin në raundin e 3-të

Studenti japonez erdhi në diplomim i veshur si Zelensky në shenjë solidariteti me ukrainasit

Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kryer testin e alkoolit, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Ndihem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit”, Kiara pas daljes nga “BBV”: Nuk do e harroj kurrë momentin e dasmës, do ta përjetoj njësoj sa herë ta shoh

Aksident në Rrugën e Elbasanit, përmbyset autobusi në afërsi të Fakultetit Ekonomik, 3 të lënduar

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.