Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Qëllova për vetëmbrojtje”, flet avokati i 4 të arrestuarve në Shkodër: Pse kishte armë me vete Buraka, konfliktet në Gjermani

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të rinjtë (Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini) të arrestuar për përplasjen me armë zjarri në qendrën e Shkodrës, tri ditë më parë.

Ndërkohë avokati i të akuzuarve Julian Ballta, në një deklaratë për mediat u shpreh se ka kërkuar masën “arrest shtëpie” pasi sipas dëshmisë së Ension Burakës, ai ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi është qëlluar më parë nga Mirsad Meta.

Avokati ka deklaruar se sipas rrëfimit të Burakës, ka pasur armë me vetë për shkak të konflikteve të mëparshme që kanë pasur në Gjermani.

“Gjykata vendosi masën “arrest me burg” për katër personat e arrestuar. Kërkesa jonë ka qenë për “arrest në shtëpi”, dhe kemi ngulur këmbë në qëndrimin tonë, siç pretendon edhe klienti im që ka ardhur në Shkodër për një sqarim. Ension Buraku, ka ardhur për një takim në Shkodër, ato njiheshin me njëri-tjetrin dhe nuk kishte qëllime për shkëmbim zjarri apo atentat. Për shkak të konflikteve, ka pasur armë me vete.

Të gjithë kanë deklaruar se nuk kishte qëllim për shkëmbim zjarri. Mirsad Meta ka qëlluar në drejtim të Ension Burakut dhe për tu mbrojtur kanë shkëmbyer zjarr për vetëmbrojtje.

Mesa ka deklaruar personi janë konflikte para 3-4 vitesh, kryesisht hatërmbetje, nuk ka deklaruar se janë konflikte për drogën.

Ension Buraku ka dyshime se tritoli është vendosur nga Mirsad Meta, por ska ende prova të mjaftueshme. Do jete drejtesia që do i vërtetojë. Ka pasur konflikte që në shtetin gjerman konflikte fizike, jo me armë.”- është shprehur avokati.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *