Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Qëlloi me thikë një person në mes të Londrës pas konfliktit për paratë, jepet dënimi për të riun shqiptar

Një emigrant shqiptar në Londër është dënuar për plagosjen me thikë të një të riu 20-vjeçar, pas një sherri për çështje parash në qendër të Londrës. Mediat britanike raportojnë se Klaudio Kacubaj, 27 vjeç banues në Leeside Crescent, NË11 është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.

Ai u gjet f ajtor për vrasje me dashje dhe mbajtje të një thike, ngjarje e ndodhur më 14 shtator 2020. Policia u telefonia rreth orës  02:55 dhe mori njoftimin se një I ri ishte plagosur rëndë në qendër të Londrës në Leicester Square, ËC2. Gjykatës iu tha se Kacubaj u përfshi në një sherr me viktimën 20-vjeçar dhe pasi e vendosi pas murit e goditi disa herë më thikë në kurriz e më pas u largua me shpejtësi.

Incidenti u pa nga një punonjës policie, i cili atë moment nuk ishte me shërbim, por u përfshi në ndalimin e shqiptarit deri në mbërritjen e kolegëve të tij.

Nga kontrolli i  zonës u gjet thika me të cilin Klaudio Kacubaj kreu krimin. Oficerja e policisë Constable Laura Harcombe, nga Central Ëest Basic Command Unit, e cila hetoi këtë krim tha: “Viktima ishte me fat duke mos marrë plagë edhe më të rënda dhe shpresoj se masa e dënimit dhënë agresorit  do të jetë deri diku ngushëlluese për të, duke çuar mesazhin se të tilla krime ne nuk i tolerojmë”.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *