Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Qëlloi me armë në Fier, si i preu rrugën autobuzit plot me pasagjerë (Detajet)

Një person, i identifikuar tashmë nga policia e rendit të Fierit, por që nuk i është bërë publik emri, ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka qëlluar  disa ëne ajër me armë zjarri, duke i prerë rrugën një autobuzi linje plazhi në zonen e Semanit, i mbushur me pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18, 30 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”,  pranë fshatit Topojë të Fierit.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, personi, mësohet të ketë debatuar me drejtuesin e autobuzit të linjës, i cili ishte i ndaluar, duke i kërkuar që të hapë rrugën.

Në debat e sipër, për hapjen e rrugës, drejtuesi i makinës private, ka hyrë në automjetin e tij, ka marrë armën dhe ka qëlluar në ajër, gjë e cila ka tmerruar pasagjerët dhe banorët

Ndërkohë Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *