Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë teksa po hynte në ndërtesën e Kuvendit.
Mediat kosovare shkruajnë se një qytetar me emrin Islam Krasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.
Pas këtij veprimi Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët e kanë futur në oborrin e ndërtesës së Kuvendit.
Për sot është paralajmëruar një protestë para Kuvendit në përkrahje të Demarkacionit.
Ditën e djeshme Kuvendi dështoi në ratifikimin e marrëveshjes, pasi nuk i kishin votat e mjaftueshme.
(E.K/FAXWEB)