AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Qëllohet me plumb në kokë 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati ku persona ende të paidentifkuar e kanë qëlluar me plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Egaleo në Greqi dhe shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.

Sipas policisë, ndaj 37 vjeçarit, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik, u qëlluan dy plumba, një prej të cilëve në kokë, dhe një tjetër në pjesën e poshtme të trupit, pak metra larg banesës së tij.

Ai është transportuar për në spital në gjendje kome, ku po merr ndihmën e parë. Mjekët thonë se po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën,por plagët në kokë janë tepër të rënda, ndërkohë që policia po kërkon të gjejë shkaqet e sulmit ndaj tij.

Ndonëse ngjarja ndodhi pak mbas orën 19.00 sipas ores lokale në zonë nuk kishte asnjë dëshmitar që pa ngjarjen, ndërsa po kërkohen pamje filmike nga bizneset e zonës, për të gjetur autorët.

Burime policore thonë se dy janë pistat e hetimit e para ajo e larjes së hesapeve mes bandave, ku mafia shqiptare ka rol protagonist në shpërndarjen e narkotikeve dhe gjob-vëniet në kryeqytetin helen,por nuk përjashtohet edhe pista e krimi për arsye të tjera.

Agjentet dyshojnë për këtë pistë, pikërisht për shkak të plumbave në pjesën e poshtme të trupit, të cilat tregojnë se autorët kane pasur një mesazh të qartë për viktimën.

Hetimet vazhdojnë ndërsa dritë mbi shkaqet e ngjarjes, pritet të hedhin edhe dëshmitë e familjarëve dhe telefoni i viktimës, i cili iu gjet atij në xhep.

Zona Egaleo e Athinës është një zonë në të cilën janë shënuar disa krime me protagoniste shqiptare në të kaluarën.

 

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close