Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Që mos të ngjaj si gagaçe”, Xhemi nuk e harron Alketën, “hakmerret” edhe pas disa muajsh

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Xhemi Shehu duket si i ktheu përgjgjie edhe pse me shaka Alketa Vejsiut ne lidhjen me “sherrin” virtual të para pak muajve.

Kujtojmë këtu se thumbat ndërmjet moderatorëve lindën në dhjetorin e vitit të shkuar kur prezantuesja Alketa Vejsiu prezantoi Festivalin e 58 të Këngës në RTSH.

Ajo u komentua atë kohë për veshjen e saj dhe për fustanet e shumta që veshi për 3 netë. Kjo gjë bëri që Xhemi Shehu të bënte një batutë asokohe si thumb për Alketen.

Por kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Vejsiut dhe nëpërmjet portalit të saj publikoi disa foto të vjetra të Xhemit që ajo vetë ndoshta ajo do donte të mos ekzistonin.

Ky sherr virtual mori shumë vëmendje dhe u komentua nga disa përsonazhe të tjerë të showbizit.

Teksa prezantuesja po pyeste atë dhe Salsano Rrapin se çfarë duhej secili që të rregullonte tek vetja, aktori tha se ajo duhet të kujdesej më shumë për veten pasi fokusin kryesor e kishte tek fjala që të mos ngjanhte si gagaçe, si thumb për Alketën.

PJESË NGA EMISIONI:

Salsano: Unë nuk besoj se ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vret mendjen fare për look-un e saj e sesi duket me veshjen.

Xhemi: Nuk mendoj se është gjë e mirë kjo në fakt duhet ta vras pak mendjen. Duhet ta vë edhe pak make-up

Salsano: Kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa atë që do thuash.

Xhemi: Jo nuk e kam. Tek fjala e kam që mos të ngjaj si gagaçe…*qesh

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close