Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Qato nga Elbasani: Nuk kemi fshehur asgjë në lidhje me Orest Sotën, as për sa i përket patentave të Saimir Tahirit

Altin Qato, drejtor i komanduar i policisë së qarkut Elbasan ka deklaruar nga ky qytet se policia nuk ka fshehur asgjë në lidhje me arrestimin e Orest Sotës, as për sa i përket lejeve të drejtimit që u gjetën në makinën e tij dhe që i përkisnin ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai tha se në lidhje me çdo veprim që është bërë është vënë në dijeni prokurori i çështjes, duke shtuar se policia nuk nxjerr sekrete hetimore, duke shtuar se policia po heton dhe identifikon të gjitha problematikat në qarkun e Elbasanit.

“Jam në rolin e departamentit të sigurisë publike dhe jam këtu për të bërë një reformin të plotë, për ta kthyer këtë drejtori në nivelin e duhur dhe ta bëj polici modele. Shqetësim që është bërë shumë mediatike, e ekzagjeruar në fakt. Në datën 2.11.2017 në mëngjes u arrëstua shtetasi Orest Sota për fshehje të të ardhura, etj. Në një kontroll rutinë nuk ka ndaluar dhe janë vënë në lëvizje strukturat dhe u kap afër metalurgjikut. U ndalua, pasi u prezantua tha nuk ndaloi sepse nuk kishte patentë. Në sendilen e pasme kishte sasi të konsiderueshme në euro. Janë sekuestruar provat materiale dhe kemi pasur komunikim me prokuroren.

Përveç kartmonedhave janë gjetur edhe sende të tjera, si lejet e drejtimit të mjeteve drejtuese të Sajmir Tahirit. Policia i referon materialet në prokurori dhe nuk kemi fshehur asgjë, as përsa i përket lejeve të drejtimit. Nuk ka fshehje dhe çdo veprim është bërë transparent dhe është vënë në dijeni prokurori i çështjes. Policia është e angazhuar për të bërë detyrat e veta dhe nuk mund të tejkalojmë normat e sekretit hetimor. Policia nuk nxjerr asnjë të dhënë të hetimit. Po indetifikojmë të gjitha problematikat në qarkun e Elbasanit dhe më pas do të dalim me masa të tjera konkrete për të bërë një strukturë model në Shqipëri. Policia e ka kontroll situatën”, tha ai. (B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *