AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha
Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë, arrestohet 27-vjeçari në Korçë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga autoritete policore në qytetin e Korçës pasditen e sotme pasi nga kontrollet e bëra iu gjen një sasi lënde narkotike dhe një armë e ftohët. Konkretisht i arrestuari është shtetasi me inicialet R.J 27 vjeç me banim në Tiranë, pas informacioneve të marra forcat blu gjatë kontrollit fizik i gjetën të riut një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Provat e siguruar nga policia i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”.]
Njoftimi i policisë
Korçë/ U kap duke qarkulluar me armë të ftohtë dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar.
Sekuestrohet një thikë dhe një sasi e dyshuar kanabis gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë goditur një rast të veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. J., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar këtë shtetas, në lagjen nr. 11, Korçë, dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një thikë metalike dhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
- Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes8502 votes 53%8502 votes - 53% of all votes
- PS 28%, 4539 votes4539 votes 28%4539 votes - 28% of all votes
- Nuk do të votoj 9%, 1492 votes1492 votes 9%1492 votes - 9% of all votes
- LSI 5%, 785 votes785 votes 5%785 votes - 5% of all votes
- Të tjera 4%, 666 votes666 votes 4%666 votes - 4% of all votes