Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Fermerët i vënë flákën Parkut Kombëtar, çfarë po ndodh në Divjakë-Karavasta

Një tjetër zjarr ka rënë në Pyllin e Pishës pranë fshatit Kamenicë, pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Rreth 1 orë më parë, specialisti i ADZM Fier, Dorian Nasi, ka konstatuar një vatër zjarri pranë fshatit Kamenicë, dhe menjëherë grupi i gatishmërisë së zjarreve të administratës së Parkut, së bashku me banorët vendas, e izoluan për pak kohë deri ne mbërritjen e grupit zjarrfikës të bashkisë Divjakeë.

Drejtori i parkut Ardian Koci informon se janë duke shkuar drejt izolimit dhe fikjes së plotë të flakëve.

Zjarri ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së fermerëve të cilët përgatisin tokat e tyre për të mbjellat e vjeshtës. Një zjarr tjetër ndodhi 10 ditë më parë në fshatin Kryekuq ku pati dhe autor i cili po ndiqet penalisht


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *