Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya e Rusisë në partneritet me Ministrinë e Mbrojtjes Ruse ka regjistruar váksinën e parë COVID në botë. Ndërsa bëri njoftimin sot, Presidenti rus Vladimir Putin tha: “Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një váksinë kundër koronavirusit të ri”.
Ai ka siguruar efikasitetin e váksinës duke deklaruar se njëra nga dy vajzat e tij ka bërë váksinën dhe është në gjendje të qëndrueshme. Menjëherë pas kësaj, një video filloi të qarkullonte në mediat sociale me pretendimin se ajo tregon që vajza e Putinit po váksinohej.
“Rusia ka zhvilluar váksinën e parë të koronavirusit. Vajza e Putinit merr váksinën e parë COVID-19”, thuhet në titullin e një postimi të tillë.
Megjithatë pretendimi është i rrèmë. Videoja nuk tregon vajzën e Putinit. Një kërkim i ‘Reverse Image’ bëri që dilte hapur se video në Youtube, i përket datës 26 qershor 2020.
Prandaj, nuk tregon që vajza e Putinit të váksinohej. Në të vërtetë në video është një vullnetare e quajtur Natalia. Më poshtë është një krahasim i fotografisë së Natalisë (mes) me fotot e dy vajzave të Putinit: Maria Vorontsova (majtas) dhe Katerina Tikhonova (djathtas):