Eksperti i ekonomisë Pano Sako ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “PUSHTETI” me Juela Meçanin në Fax News, ku është diskutuar për start up-et dhe sa po ecin këto ide të reja biznesi në Shqipëri.
Pano Soko thotë se shqiptarët janë të prirur të investojnë paratë e tyre kryesisht në biznese shërbimi prandaj dhe ka kaq shumë bare apo hotele.
Sipas atij e gjitha varet te kultura e biznesit që kemi ne shqiptarët, pra kultura kapitaliste. Sipas atij përshtatja me idetë e reja në biznes varet e gjitha te dëshira jonë si shoqeri për të ndryshuar këtë mentalitet.
Ai mori si shembull fasoneritë që sipas tij ishin më të goditurat në fillim të pandemisë por përshtatja me kërkesën e tregut për maska, ata arritën që në fund të ishin ndër sektorët më pak të prekur.
“Çfarë ndodhi me fasonet? Fasonet në një moment të caktuar bënë një shifting të madh dhe ka qëndra e bisedës, ato papritur u zhdukën. Pse? Sepse ata kuptuan që ata mund të kalëronin këtë dallkën e pandemisë. Filluan të prodhonin maska. Kërkesa ishte në pikë. Fasonet ishte një nga sektorët i prekur në masë të vogël, krahasuar me turizmin për shembull. Pikërisht fakti që ne patëm një spresion nga abna e situatës, e detyruan këtë industri që të përshtatej. Tani çështja është si e bëjmë këtë. Ne e mësuam këtë gjë, që ka nevojë për inovacion gjithmonë. Si të bëjmë ne që të gjithë biznesmenet të shikojnë jashtë kutisë. Kultura jonë e të investuarit ka qenë gjithmonë te sherbimi. Ke Bar-Kafe kudo, ke hotele.
Por fakti që duke pasur shumë biznese të tilla po fitohet më pak, kjo ka bërë që kthimi i kapitalit të jetë i ulur. Ne hapim biznese që nuk fiton shumë lekë. Ky është dëm edhe për ekonominë dedhe për shoqerinë. Fakti që i kemi keqpërdorur kapitalet, i ka hedh ato 100 mijë euro aty ke lokali nuk i merr dot mbrapsht, na ka bërë që të mbetemi mbrapa të tjerëve. Unë them që tani që e kuptuam rrugën sesi të futemi në rrugën sesi fitohet para, a do jemi në gjendeje të vazhdojmë. A do i futemi ne këtyre formateve të reja? Dhe nuk e kam vetëm me biznesin. E kam me këtë kutinë këtu. Mentaliteti i biznesit. Kultura kapitaliste që kemi ne. A do ta ndryshojmë? Sepse duhet ta ndryshojmë”, tha Soko.
(E.H/Faxweb.al)