Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesoreTe Fundit

“Pushteti”, magjia, makthet dhe fundi i tij. Një libër nga Blendi Fevziu

Nga Drini Zeqo

Një nga botimet e reja që lexuesit do të gjejnë këtë vit në stendat e panairit të librit, do të jetë edhe libri i fundit i gazetarit Blendi Fevziu. Ai titullohet “Pushteti”. Botimi është vijuesi i disa librave të tjerë por këtë herë gazetari i rikthehet esesë letrare.

Libri “Pushteti”  është një rrëfim mbi Pushtetin,  i cili të intrigon nga faqja e parë deri në atë të fundit. Mes përshkrimit brilant dhe fotografik që autori jep për kohën kur zhvillohen ngjarjet, të duket se po ecën në Stambollin e fillim viteve 1900.

Trill tetrar, detaje historike, pushtet, personazhe me karakter të fortë. Një qasje e cila i lidh ngushtë personazhet me ngjarjet dhe momentet historike. Por cilat janë dilemat e pushtetit? Cilat janë rrokullisjet dhe përplasjet me të cilat të përball ai (“Pushteti”)?

libri kopertina full

Cili është raporti që njeriu ndërton me pushtetin? Por pyetja më thelbësore e cila merr përgjigje ndërsa shfleton librin është nëse përmes pushtetit, në një raport universal, më shumë përfiton apo shkatërrohesh prej tij?!

 “Libri është rrëfim për artin e frikshëm të pushtetit dhe fundin e tij! Një përrallë për të gjithë ata që besojnë se janë të pavdekshëm”.

Kjo është ajo që shkruan vetë Blendi Fevziu ndërsa na fton të zbulojmë më shumë rreth një historie të rrallë për raportet me pushtetin, një lojë psikologjike po aq sa  me të verteta historike, të cilat i rezervohen një lexuesi  më të kultivuar.

libri kopertina hallf

Libri është pjesë e kolanës së botimeve Mapo, dhe ndër reagimet e para në lidhje me këtë botim janë ato të Henri Çilit, sipas të cilit Blendi Fevziu, duke qenë gazetar dhe afër mjediseve publike, ai ka fituar mijëra nuanca, mijëra dilema të fuqishme dhe, mbi të gjitha, njeh kompromiset dhe gëlltitjet që liderët tanë kanë bërë për pushtet!

libri kopertina hallf 1

Sipas tij, ky është romani, ose eseja e re e Blendi Fevziut. Por pak rëndësi ka se çfarë zhanri është, sepse sot gjithçka është letërsi. Na e kanë thënë Sartri dhe Heminguej dje dhe Nobeli këto dy vitet e fundit! Gjithçka është letërsi. Jeta në radhë të parë, – pushteti aq më tepër përfundon Henri Çili.

Libri “Pushteti”  është shkruar në tre periudha të ndryshme, Gusht 1989 – Prill 2010 –Tetor 2016.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm