Në fakultetin e gazetarisë, FaxNews ka qenë me profesorin Zylyftar Bregu i cili ka marrë çmimin e parë nga OSBE për gazetarinë investigative. Bregu ka folur në lidhje me gazetarinë investigative në Shqipëri dhe problemet e saj.
Bregu: Gazetaria inevestigative po bëhet më pak në mediat tradicionale dhe tashmë motivohet nga organizata jo qeveritare ose donatorë të ndryshëm të cilët e favorizojnë këtë lloj gazetarie pas krizës globale në vitin 2008. Unë mendoj se dhe në bazën e gazetarisë shqiptare ka kolegë të nderuar me përvojë, me dinjitet, me përgjegjshmëri që bëjnë gazetari ivensigative. Rasti i fundit i konkursit të gazetarisë investigative të zhvilluar nga zyra e OSBE në Tiranë siç u tha në ceremoninë e ndarjes ishin rreth 30 pjesëmarrës, kjo tregon se në bashkësinë tonë ka gazetarë që mund ta bëjnë këtë gjë.
Gazetaria shqiptare është e ndikuar nga lidhjet e shkurtra që kanë me politikën dhe pushtetin. Jo drejtpërdrejtë gazetarët por pronarët e tyre. Organizmat ndërkombërtare ose joqeveritare nuk e kanë këtë problem dhe të lënë komoditetin për të bërë një punë në kohën që e do ti si gazetar investigative. Elementi kohë është një tipar tjetër që gazetarët e përditshmërisë e kanë të vështirë të bëjnë gazetari investigative në mediat tradicionale.
Gazetaria investigative ngatërrohet me atë denoncuese nga mediat tradicionale, pavarësisht se nuk dua të hedh poshtë punën e lavdërueshme të këtyre mediave, por herë- herë gazetaria denoncuese përdoret dhe shfrytëzohet për qellime jo të ndershme të profesionit tonë.
Motivi financiar ëshë i fundit në radhë për një gazetar. Motivet kryesore janë që unë ti kthehem profesionit tim, të krijoj disa modele që unë kam bërë dhe motive financiar është i fundit. Nuk është një pagesë për tu injoruar por është një pagesë e mirë. Ndërsa për kostot e tjera patjetër që ka kosto të tjera.
Pushteti di sesi të të llogarisë kostot, ka laps shumë të hollë. Kërcënimi është gjëja e fundit dhe më e përballueshme. Kur dalim nga shpia ne dalim të mbijetojmë.