Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pushoi çështjen për CEZ ku përmendej Shkëlzen Berisha, kallëzohet në SPAK gjyqtari Sallaku

Ish-juristi Romeo Kara ka bërë kallëzim penal për gjyqtarin Lazër Sallaku, i cili pak javë më parë mbylli dosjen e CEZ në Gjykatën Penale të Tiranës. Sipas Karajt gjyqtari ka shkelur detyrën me mbylljen e çështjes.

Gjyqtari Lazër Sallaku vendosi që të mbyllte dosjen CEZ në datë 24 janar të këtij viti, vendim i cili u apelua nga Kuvendi rreth dy javë më pas, me iniciativën e vetë numrit 2 në PS, Taulant Balla.

Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke ‘CEZ’ në vitin 2007, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilët u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Kjo solli edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

E megjithatë për gjyqtarin Sallaku nuk ka pasur prova të mjaftueshme për implikimin e Berishës, dhe për pasojë çështja u pushua.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *