AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pushimi i çështjes ndaj Bashës, flet Eduard Halimi: Dy vite me radhë që bëhet gjueti shtrigash

Gjykata ka vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, ndërsa pas kësaj ka qenë i menjëhershëm reagimi i avokatit, Eduard Halimi.

Ai ka folur para mediave në dyert e Gjykatës duke thënë se e përshëndet vendimin e gjyqtarit Lazer Sallaku ndërsa gjithë procesin e ka quajtur ‘gjueti shtrigash’, me agumentin se nuk është gjetur asnjë vepër penale apo shkelje ligjore brenda dhe jashtë vendit.

“Vendimi i sotëm i gjykatës ishte një vendim që provon se gjithçka ishte e sajuar mbi spekulime. Në dy vërtetime nuk kishte asnjë shkelje ligjore dhe as vepër penale as në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër. Vendimi i sotëm është për t’u përshëndetur. Ajo që mund të them është se ky është një vendim që nxori gjithë gjuetinë e shtrigave që përgënjeshtroi gjithë akuzat e ngritura për dy viteve me radhë”, tha Halimi.

Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur dhe falsifkuar formularët që kanë të bëjnë me lobimet nnë SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Gjyqtari që ka gjykuar dosjen dosjen në ngarkim të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Bashës është Lazër Sallaku.

Kujtojmë se Sallaku ka qenë një nga gjyqtarët që ka gjykuar edhe dosjen e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia.

Basha akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje. “Falsifikim i vulave i stampave ose formularëve”, është akuza që rëndon mbi tre zyrtarët e PD-së. Mësohet se Bashës i është komunikuar mbyllja e hetimeve gjatë ditës së djeshme.

Kujtojmë se disa muaj më parë, konkretisht në Korrik të vitit të kaluar,  Lulzim Basha u thirr nga ana e Prokurorisë për t’u pyetur për çështjen në fjalë.

Bashës i ishte dërguar një fletë-thirrje më 17 qershor, në prokurorinë e Tiranës ku do i komunikohej edhe zyrtarisht akuza që është ngritur kundër tyre.

Basha u pyet në lidhje me këtë çështje nëntorin e kaluar, ndërsa janë të proceduar edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, të cilët sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *