Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetShowBizTe Gjitha

Pushimet “T’lagi me shampanjë” të Florjan Binaj, ja si i komenton Erion Veliaj (VIDEO)

Humoristi Florjan Binaj, i njohur më së shumti me rolin e policit tek spektakli i humorit “Portokalli”, ka kaluar disa moment çlodhëse larg Tiranës, duke zgjedhur aktivitetin e rafting në Kanionet e Osumit, sport që mesa duket ai e ka qejf.

E siç dihet, batutat e tij nuk kanë si të munngojnë. Pjesë e batutave të tij është bërë shprehja e “famshme”, “T’lagi me shampanjë” e këngës “Ajo”, bashkëpunim i Getoarit me Majk.

Humoristi na shpjegon në videon e ndarë me ndjekësit në Instagram se mbrapa tij ndodhet Ujëvara e Shampanjës në Kanionet e Osumit. Me humor ai shprehet se po u lave poshtë kësaj ujëvare, i bie që të jesh lagur me shampanjë.

“Kjo është ujëvara e shampanjës në Kanionin e Osumit!
Po u lage poshte kesaj ujvare i bie që u lage me shampanje.”, shkruan Florjan Binaj nën refrenin e këngës në sfond.

Por veç batutës së tij, ajo që bie në sy është komenti me humor i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i shkruan: “U konvertove më në fund lali”.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *