Kryeministri Rama ka publikuar mbrëmjen e kal;uar në pro9filin e tij disa udhëzime të reja pë rata që duan të shkojnë me makinën e tyre në punë ndërsa pasi ka bërë postimin ka nisur edhe t’ju përgjigjet qytetarëve që kanë komentuar. Mes komenteve në statusin e tij është edhe një qytetar, i cili i thotë Ramës se ku mund të aplikohet për leje për në plazhet e Dhërmiut apo të Jalës, ndërsa i kujton se shumë personazhe publikë në këtë ditë izolimi shkojnë sa në një plazh në tjetrin.
“Po keta “personazhe” qe shkojn sa ne Dhermi e sa ne Jale?! Ku kane aplikuar?! Se spo e gjej gjekundi ne e-albania”, shkruan qytetari në koment.
Nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit Rama i cili shkruan. “…nuk e di per cilat personazhe e ke llafin, po nese flet per Blendi Fevziun ai si gazetar e ka kete dreq fati ne kete situate”, i shkruan Rama qytetarit.
Në rastin e Fevziut në fakt është e lejuar liridalja për shkak të profesionit të tij pasi disa kategori mjafton të idenitifikohen si punonjës të medias, bluzave të bardha, administratës etj që t’ju lejohet qarkullimi. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që kjo të përdoret për të përmbushur dëshira personale si fundjavë në bregdet.
Ndërkohë nuk janë të pakta rastetkur “VIP-at” publikojnë foto dhe video në rrjetet sociale nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë ndonëse jemi në karantinë e komenteve të ndjekësve ka që iu përgjigjen sikur e kanë shtëpinë në buzë të detit. Ndodh shpesh që këta “VIP-a” japin edhe mesazhe sensibilizuese e këshilluese për të qëndruar në shtëpi dhe zbatuar rregullat e dhëna nga autoritetet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)