01:32 | 27/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pushimet ditore bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%

07:34 | 29/06/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pushimet ditore bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60%

Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit që prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banorëve të kryeqytetit.

Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme.

Përveç naftës çmimet e çadrave dhe shërbimeve të tjera janë rritur së paku me 60% këtë sezon.

Shpenzimet ditore për një person që udhëton nga Tirana me automjetin e tij në një nga plazhet më të lira të Shën-Pjetrit në zonën e Gjirit të Lalëzit arrijnë 3500 Lekë nga 2100 Lekë që ishin vitin e kaluar, nëse merren në konsiderate shpenzimet minimale ( karburanti, çadra, një kafe +ujë).

Për të përshkuar pak më shumë se 80 kilometra nga Tiranë në Lalëz ( vajtje+ardhje) makinë mesatare i duhen rreth 2500 Lekë karburant nga rreth 1500 Lekë një vit më parë. Shpenzimet për naftën janë rritur së paku me 66% në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimi një çadre është rritur me 60%, në 800 Lekë në rastin më të mirë nga 500 Lekë që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu çmimet janë rritur edhe baret dhe restorantet. Një kafe e shoqëruar me ujë kushton së paku 30% më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Kostot e larta të plazheve popullore që frekuentohen nga shtresa mesatare e kryeqytetit, po i kthejnë ata në plazhe “luksi”. Për shkak të çmimeve të larta, frekuentimi i tyre është ulur ndjeshëm.

Administratorët e plazheve pohuan se numri i frekuentuesve në fundjavë ka rënë së paku me 50% për qind, duke i çliruar ato që kanë mundësi të përballojnë kostot, prej trafikut dhe mbipopullimit. Por, sipas tyre rritja ishte e pashmangshme prej rritjes së qirave, lëndëve të para etj.

Popullsia me të ardhura nën mesataren dhe shtresa e pensionistëve e ka të vështirë të përballojë kostot e pushimeve ditore këtë vit.

Sezoni turistik këtë vit ka nisur më shpejt se vitet e tjera për shkak të kohës së favorshme në krahasim me vitet e tjera. Pavarësisht çmimeve më të larta shtetasit e huaj që zgjedhin Shqipërinë për fundjave apo për pushime po rritet.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë pesë mujorit të parë ishte mbi 1.6 milionë persona me rritje vjetore mbi 54%.

Heqja e masave kufizuese për udhëtimet pas pandemisë nga shumica e vendeve ka çuar në rritje të udhëtarëve. Me gjasë të këtë sezon do të konsumohen pushimet e munguara. Por për një pjesë të popullsisë me nivel të ulët ekonomik, plazhet dhe strukturat hoteliere po bëhen të pakapshme./monitor

Pas

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 29 Qershor

Para

Aksidentoi për vdekje punonjësin e sinjalistikës rrugore, arrestohet shoferi që ia mbathi në Berat (Makina e nxjerr zbuluar)

Para
Aksidentoi për vdekje punonjësin e sinjalistikës rrugore, arrestohet shoferi që ia mbathi në Berat (Makina e nxjerr zbuluar)

Aksidentoi për vdekje punonjësin e sinjalistikës rrugore, arrestohet shoferi që ia mbathi në Berat (Makina e nxjerr zbuluar)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Shenjat si të dalloni kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë

Thashethemet e lidhjes me Wanda Narën bëjnë të reagojnë Balde dhe bashkëshortja e tij: Janë fëmijë, nuk duam të na përmenden emrat për ta

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj

Veliaj mohoi akuzat për mbetjet, reagon Monika Kryemadhi: Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj

Sekretari Austin pret në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia dhunon për vdekje një postier me ngjyrë në Memphis

Faktori që përshpejton plakjen! A mund ta shmangni atë?

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.