Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Punonte si shofer/ 44-vjeçari nuk kishte simptoma dhe infekton mamanë, e moshuara niset në gjendje të rënduar drejt Tiranës

2 persona të tjerë nga Lushnja kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, një e moshuar 74-vjeç dhe djali i saj 44 vjeç.

Sipas informacioneve të marra 74 vjeçarja është transferuar drejt spitalit infektiv mbrëmjen e djeshme pasi gjendja e saj është rënduar.

Ndërsa djali i saj është karantinuar në shtëpi pasi nuk ka simptoma. Burimet pranë spitalit të Lushnjes na bejne me dije se 44 vjeçari ka importuar virusin nga Italia ku punonte si shofer furgoni i linjës Shqipëri ‐ Itali.

Gjithashtu janë futur në karantinë të gjithë familjarët të cilët kanë patur kontakte me 44 vjecarin.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve më kornavirus në vendin tona ka arritur në 123 persona, ndërkohë që 5 persona kanë ndërruar jetë.

Sipas Eugena Tomini nga ISHP është zgjeruar dhe harta me qytetet e prekura, të cilës i janë shtuar dhe Hasi, Berati apo Lezha.

Sipas Tominit numri i personave të shëruar ka shkuar në dhjetë, pavarësisht se ata do të duhet të qendrojnë të vetëkarantinuar edhe për 10 ditë, në mënyrë që të shihet ecuria e tyre.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 72 qytetarë
    • Durrës 8 qytetarë
    • Lushnje 4 qytetarë
    • Elbasan 2 qytetarë
    • Fier 12 qytetarë
    • Rrogozhinë 2 qytetarë
    • Kavajë 4 qytetarë
    • Korcë 9 qytetarë
    • Vlorë 4 qytetarë
    • Shkodër 2 qytetarë
    • Lezhe 1 qytetarë
    • Berat 1 qytetarë
    • Has 2 qytetarë

(M.Q/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *