Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Punonte për të shlyer borxhin ndaj trafikantëve, policia angleze arreston të riun shqiptar brenda fermës së kanabisit (EMRI)

Një i ri shqiptar emigrant i paligjshëm në Angli ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke punuar brenda një ferme kanabisi.

Mediat vendase bëjnë me dije se Elson Balla shkoi në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar dhe pas një njoftimi nga banorët vendas ai u arrestua duke punuar brenda një fermë kanabisi në Stockton në shkurt.

Balla punoi në një fermë kanabisi në një përpjekje të dëshpëruar për të shlyer borxhin ndaj njerëzve që e futën kontrabandë në vend.

Ndërkohë pas një kontrolli të ushtruar nga policia e Cleveland në pronë dhe rimori pothuajse 100 bimë nga ‘sera profesionale’.

Nigel Soppitt, duke ndjekur penalisht rastin, tha se vlera e kanabisit nëse do të shitej në rrugë kap shifrën e 78,000 £. Gjykata dëgjoi se si njerëzit kishin ngritur shqetësime në lidhje me erën e fortë dhe zhurmën e vazhdueshme që dilte nga prona.

“Brenda pronës u gjet një rritje e mirë e administruar dhe e vendosur profesionalisht e kanabisit. Në katin e parë kishte 48 bimë dhe në katin e sipërm kishte 46 bimë me një rritje të llogaritur prej 5 kg kanabis” shtoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.