Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim Monika Kryemadhi gjatë një interviste për mediat nga sheshi i Teatrit Kombëtar, ku kaloi edhe natën në mbështetje të artistëve, tha se bashkisë nuk ju realizuan planet për shembjen që kërkonte ta bënte gjatë natës.
“Nata ishte e qetë, kishte nota solidariteti nga qytetarët. Planet e ndërhyrjes së djeshme nuk u realiuan dot. Më vjen keq për punonjësit e bashkisë që pritën në cepa për të ndërhyrë. Është gjeja më e pakët për të mbetur syhapur dhe për të mbrojtur godinën. Do t’i rezistojë me stocizmin e saj përballë kufomave politike të Edi Ramës. Kjo qendresë do të vazhdojë, do të jetë e përnatshme.
Ishtë një gjendje e qetë, dhe kjo do të jetë e përnatshme. Nuk kanë tentuar, kanë pasur besimin që ne mund të largoheshim, punonjësit e bashkisë kanë qenë në gadishmëri të plotë. Ne kemi parë që të lëvizin drejt sheshit dhe ishin punonjës të ndërmarrjes së bashkisë. Rreth mesnatës u larguan, sepse e kuptuan që nuk do të largoheshim.”- tha Kryemadhi. (M.Q/Faxweb.al)