Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Punonjësja e bankës rezulton pozitive me Covid, mbyllet filiali në Berat

Një punonjëse e filialit të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Beratit rezultoi Pozitive me Covid-19.

Rasti është konfirmuar sot dhe pasi është kryer dezinfektimi i ambienteve të filialit është bërë edhe mbyllja e tij për një periudhe dy javore. Punonjësja ka qenë në pune deri dy ditë me parë dhe ka shërbyer për qytetarët në një nga filialet e ketij sporteli. Para dy ditësh ajo ka shfaqur shenjat e para të Covidit çka e ka shtyrë të kryej tamponin, nga i cili rezultoi pozitive.

Kujtojmë se gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covidit 6 qytetarë. Gjithashtu janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga virusi, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitive me Còvid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *