Disa punonjës së Sigurimeve Shoqërore janë shoqëruar në pòlicinë e Tiranës. Referuar burimeve pòlicore, këta punonjës lëshonin libreza shëndetësore me qëllim punësimin, por në mënyrë abùzive.
Punonjësit e ISSH ákuzohen për shpërdorim detyre. SPAK zhvilloi hetime disa mujore dhe ka shoqëruar punonjësit e disa zyrave të shtetit. Gjykata vendosi árrest me bùrg për dy persona, ndërsa për 9 të tjerë vendosi árrest në shtëpi.
“Personat nën hetim të përfshirë në këtë veprimtari kríminale janë pesë inspektorë të Drejorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shëbrimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshme”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Faxweb.al.
Ata ákuzohen për veprat penále “Korrùpsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të palígjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.