Më shumë se 50 punonjës të transportit urban në Vlorë kanë dalë për të prótestuar para Prefekturës së Vlorës për shkak se kanë 3 muaj pa punë dhe ju mungojnë të ardhurat për të përballuar shpenzimet.
Ata kanë deklaruar se e kanë mbyllur punën që në 12 mars dhe edhe pse kanë 3 muaj pa punë, nuk kanë marrë akoma pagën e lùftës.
Sipas firmës ku janë të punësuar aplikimi për pagat e lùftës është bërë, por fajin që ky aplikim nuk është përfituar e kanë instancat vendore dhe qëndrore.
Punonjësit thonë se gjendja është bërë e pamundur për ta, për këtë arsye ata kanë paralajmëruar protesta para institucioneve përgjegjëse, nëse nuk u jepet zgjidhje.