AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Punëtori konfirmohet me koronavirus, banka më e madhe në Singapor dërgon në shtëpi 300 persona

Rreth 300 punonjës janë evakuuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi një punonjës rezultoi i infektuar me koronavirus.

Të 300 punëtorët punonin në të njëjtin kat, të 43-tin, dhe si pasojë e rastit të identifikuar u dërguan me urgjencë në shtëpi. Singapori deri më tani ka raportuar 47 raste të personave të prekur nga epidemia vdekjeprurëse, duke regjistruar bilancin më të madh të personave të infektuar jashtë Kinës.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani është më shumë se 44,000 mijë persona, me Kinën që regjistron numrin më të madh të të prekurve. Zyrtarët më të lartë të bankës u shprehen se:

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, banka do t’i sigurojë punonjësit dhe familjes së tij të gjithë mbështetjen e nevojshme”.

DBS-ja ka filluar të marrë masa, duke dezinfektuar tualetet dhe të gjithë ambientet e godinës. Duke marrë shkas nga kjo bankë, kompanitë e tjera në Singapor, kanë filluar të kontrollojnë të gjithë punonjësit e tyre nëse kanë temperaturë ose ethe, dy nga simptomat më të shpeshta të koronavirusit. Covid-19, siç quhet zyrtarisht epidemia, ka varë deri më tani më tani më shumë se 1.100 njerëz në Kinë, e cila është dhe shteti që dyshohet se u shfaq kronavirusi.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *