Prej disa ditësh punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh janë në protestë për shkak se kanë mbetur pa punë, por edhe u janë mbajtur pagat e 5 muajve pa dhënë, ndërsa kanë paralajmëruar ditën e sotme edhe përshkallëzimit të protestave.
Punëtorët kanë bërë kërkesa të për qeverinë duke pranuar të ulën dhe arrijnë një marrëveshje ndërsa kanë vendosur edhe një afat pasi sipas tyre nëse nuk u jepet ajo që kërkojnë deri më datë 10 shkurt, do të futen në grevë urie.
Nga prefektura e Fierit ata shprehen se nuk kanë as kushte minimale ti ofrojnë familjes, ndërsa sot ata nuk janë prononcuar pasi mendojnë se I kanë thënë të gjitha publikisht dhe ligjërisht duke nisur shkresa në drejtim të qeverisë.
Gazetarja e Fax Neës Fatmira Bajrami raporton se autoritetet shtetërore pavarësisht insistimit të banorëve, nuk i janë përgjigjur shkresave dhe kërkesave të tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)