Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Punëtorët e shtetit në Kosovë mund të mbesin pa rroga

Paralajmëruan se marrëveshjen e koalicionit të ardhshëm qeverisës, mund ta arrijnë për 72 orë. Por, që nga zgjedhjet e 6 tetorit, kanë kaluar mbi 3 muaj, e një marrëveshje duket ende e largët.

E ky mosdakordim në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e Lëvizjes Vetëvendosje, mund t’i lërë kosovarët pa paga.

Të paktën kështu thotë këshilltari politik në Ministrinë e Financave, Lulëzim Rafuna për t7. Ndërkohë sipas Rafunës, edhe për muajin mars duhet një vendim nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Rafunës, Ministria e Financave ka përgatitur buxhetin ashtu siç ka qenë i obliguar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe është i gatshëm për procedim në Qeveri e Kuvend.

Në fund, Rafuna thotë që buxheti i shtetit është dashur të miratohet me 31 tetor të vitit të kaluar.

Por kjo gjë nuk është bërë, shkaku i procesit të zgjedhjeve.

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *