Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Publikohet lista zyrtare me emrat, Marsida Xhaferllari anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka publikuar ditën e sotme listen zyrtare të pesë anëtarëve të saj të parë.

Në listë mungon emri i Arta Vorpsit e konsideruar si e emëruar nga Parlamentit, ndërsa nënshkroi një akt betimi pranë një zyre noterie në Tiranë.

Në këtë listë, rezulton edhe emri i Marsida Xhaferllarit, e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta dhe e kontestuar nga socialistët në pushtet.

Xhaferllari do të jetë në këtë post bashkë me kolegët e saj të zgjedhur këtë muaj për 9 vite pa të drejtë rizgjedhjeje.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, nga të cilët tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *