Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ditëlindja e Olsi Bylykut i cili këtë 18 prill bëri plotë 21 vjeç, mirëpo ndryshe nga herët e tjera aktori zgjodhi t’i publikonte dje pamjet e festës me njerëzit e tij të dashur!
Sipas fotove të instagramit duket se aktori ka kaluar momente të bukura, dhe të gjitha këto ishin vetëm fal një surprize të bërë nga njeriu i tij i zemrës, sikurse u shpreh ai, të cilën e ka falenderuar nga zemra.
Mesa duket e gjithë festa ishte e organiuar nga partnerja e aktorit, nga fishekzjarrët e deri te darka elegnate me të afërmit.
Bukuroshja brune e veshur me një kostum të bardhë i paska rrëmbyer zemrën Olsit i cili po ashtu dukej mjaft simpatik në ngjyrë të kaltër për 21-vjetorin e tij.
Nuk mungojnë edhe fotot e çiftit, i cili tashmë po e shijon romancën e tij lirshëm në publik.