22:58 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikimi i prindërve të minorenes, deputetja ultimatum Ramës: Shkarko Spiropalin menjëherë, hiq videon brenda 1 ore

20:47 | 08/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikimi i prindërve të minorenes, deputetja ultimatum Ramës: Shkarko Spiropalin menjëherë, hiq videon brenda 1 ore

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas publikimit të takimit nga ministrja Elisa Spiropali me prindërti e të miturës që u abuzua seksualisht në Kavajë.

Vokshi i bën thirrje Edi Ramës të shkarkojë urgjent ministren Elisa Spiropali dhe kërkon që video të hiqet menjëherë përndryshe , AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës

“Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në “Facebook”.
Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës.“- shkruan Vokshi.

POSTIMI I VOKSHIT

EDI RAMA TË SHKARKOJË MENJËHERË ELISA SPIROPALIN E TË HEQË VIDEON NGA FACEBOOK
Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pa i thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërish nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijës së dhunuar dhe familjes.

Zbulojnë identitetin e vajzës së vogël, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.

Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që çdo gjë mund ta blejnë, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre.

Premtimi për bursë studimi është si blerja e heshtjes së viktimave.
Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.

Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në “Facebook”.
Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës.

Shpresoj shumë që një nga këto kërkesa të plotesohen në respekt të një vajze të traumatizuar dhe të një shoqërie që e ka përjetuar me dramë këtë fatkeqësi.
Nëse nuk reagojnë, nënat nuk do t’ia falin këtë Edi Ramës!

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

Arti në zi, ndahet nga jeta shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi

Para

Plagoset me armë zjarri i riu në Pukë (Emri)

Para
Tronditet Puka, breshëri armësh drejt furgonit të pasagjerëve

Plagoset me armë zjarri i riu në Pukë (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.