Psikologia, Jerin Kuka ka dhënë një intervistë për Fax News, ku ka folur lidhur me punimet “handmade” të bëra me dorë nga ajo personalisht. Kuka tha se fillimisht kishte nisur të bënte punime me pikturën abstrake dhe më vonë, kishte shtuar elementë të tjerë.
Sipas saj, duke qenë se të qenit psikologe, nëfund tëditës mbart me vete një lodhje të madhe dhe ngarkesë psikologjike, këto punime i shërbenin si frymëzim për t’u relaksuar. Psikologia shtoi se ndjesia kur ke në shtëpi diçka të krijuar nga duart e tua, ishte më e bukura.
“Unë kam nisur si fillim me pikturën abstrakte që e kam dashur gjithmonë. Më pas kam menduar të fus elementë të tjerë. E pashë që më jepte përfitime dhe kënaqësi dhe kështu vazhdova edhe më tej. Punimi im i parë ka qenë një pikturë abstrake tëcilën e ka mikesha ime tashmë. Isha në dilemë sepse nuk e dija nëse do pëlqehej nga klientët.
Të qenurit psikologe, të bën të kesh një botë më të gjerë. Unë mendoj se në momentin që marr gjithë ditën time aq të lodhshme, unë në darkë duhet të shkarkohem patjetër këtu. Sepse është dicka që më motivon dhe nuk mund ta lë. Veçoj gjithçka që unë bëj, përderisa janë “handmade”.
Kënaqësia që merr kur prodhon një produkt vetë, mendoj se është gjëja më e bukur që t’i mund ta kesh në shtëpi. Sa i përket pjesës së pjatacave që mbajnë bixhutë, pjesërisht me allçi”– tha Kuka ndër të tjera.