Milan ka humbur garën me PSG për Renato Sanches. Mesfushori portugez do të largohet nga Lille dhe do të luajë me kampionët e Francës në sezonin 2022/23.
Për ish-kampionin e Europës do të jetë si një ‘mundësi e dytë’, pas eksperiencës së vështirë të jetuar në dy vitet e kaluar te një klub i madh si Bayern Munich.
Nuk ka arritur të bëjë dot asgjë Paolo Maldini, i cili, pasi ka humbur edhe Botman nga Lille për mbrojtjen, tani është i detyruar të gjejë emra të tjerë për mesfushën kuqezi.
Pasi ka hequr dorë për momentin nga N’Dicka, për mbrojtjen është një garë kokë më kokë mes Diallo dhe Tanganga. Sipas lajmeve të fundit që kanë ardhur nga francezja RMC Sport, kuqezinjtë duket se kanë intensifikuar interesin për qendërmbrojtësin e PSG.
Njëlloj hakmarrje e Milan-it ndaj PSG, pas befasisë me Sanches. Maldini dhe Massara po e ndjekin me kujdes situatën dhe në ditët e ardhshme do të paraqesin një ofertë zyrtare për të bindur francezët që të shesin Diallo.
Aktualisht, duhet theksuar, se mbrojtësi senegalez nuk është në qendër të projektit të ri sportiv të drejtuar nga trajneri Galtier.