Dymbëdhjetë milionë euro në sezon. Kjo është rroga që Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, i ka ofruar Paulo Dybala-s për ta bindur që të largohet nga Juventus-i.
Kjo është ajo që shkruan “Daily Mail”, që ka folur për një telefonatë mes të dyve, gjatë së cilës drejtuesi braziian i ka propozuar argjentinasit një kontratë pesëvjeçare.
Sulmuesi bardhezi është përzgjedhur nga klubi francez si pasardhësi i Neymar, por do të duhen rreth 85 milionë euro për të bindur “Zonjën e Vjetër”, që duhet të gjejë fillimisht një zëvendësues të denjë.