Nga Endri Tafani
Trump i humbi zgjedhjet qartazi. Ankimimet e rezultateve të zgjedhjeve në Gjykata në USA, megjithëse shifrat janë shumë të qarta, janë kambanë alarmi dhe për Shqipërinë. E njëjta gjë do ndodhë në Shqipëri në 25 prill.
Trump dhe Rama janë i njëjti model sjelljeje.
Trump nuk kishte pike lidhje ideologjike me PR amerikane me pare, përkundrazi kishte tentuar më Parti të tjera. Edhe Rama nuk kishte pikë lidhje ideologjike me PS bile dhe kishte krijuar parti të tjera.
Gënjeshtarë tipike që gazetarëve që u kapin gënjeshtrat në konferenca shtypi u thonë fake neës apo kazan media.
Njerëz pa pikë etike e morali që kundërshtarët politikë I fyejnë personalisht, Trump duke u thënë Biden : Sleepy Joe (Gjumashi Xho) Ndërkohë ky i joni kryetarit të opozitës i thotë. Luli Gjumashi.
Njerëz që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për dështimet. Gjithmonë ua ka fajin dikush tjetër. Për Trump fajin e ka Obama dhe media që gënjen, per Ramen fajin e ka Saliu dhe media kazan.
Modeli Trump dhe Rama janë i njëjti model qeverisje dhe tashmë që Trump i erdhi fundi këto veprime që po bën janë kambanë alarmi dhe për Shqipërinë. Në 25 Prill kemi zgjedhje dhe modeli Trump po na tregon qartazi që edhe ky Kryeministër i joni nuk ka për ta pranuar rezultatin sado i qartë të jetë, por do ta luftojë në çdo kolegj zgjedhor e gjykatë.
Por në diferencë nga USA, këtu në Shqipëri institucionet zgjedhore dhe gjykatat tashmë janë totalisht në dorë të Kryeministrit. Prandaj nuk ka asgjë për tu ekzaltuar si tifoz futbolli për sjelljet e qeveritarëve të tillë, përkundrazi duhet kuptuar që ky model qeverisje është shumë i rrezikshëm për demokracinë. Ekziston realisht mundësia që Rama do tentojë ta kthejë rezultatin shumë të qartë të humbjes së tij, në fitore me gjykata. Trump po i hap rrugën me sjelljen e tij. Nëse dikush e kritikon Ramen? Përderisa e bën USA do thotë Rama, pse ndërhyni ju te tjerët?
Modeli Trump-Rama është i rrezikshëm për demokracinë. Duhet një front sa më i gjerë dhe një rezultat elektoral akoma më i favorshëm që të mund të hiqen qafe.