Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim me gazetarët nga selia blu, u pyet dhe pse u tërhoq opozita nga bllokimi i zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Berisha tha se kjo ishte rruga më e mirë, pasi dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, dhe mund të përdoren edhe forma të mosbindjes civile përballë qeverisë.
Pse u tërhoq opozita nga dhuna në 30 Qershor?
Berisha: Për mendimin tim bëri shumë mirë, nuk mund të shtynte se liria ime përfundon atje ku fillon liria e tjetrit. Mosbindja civile në të 51 format e saj duhet të përdoret.
Ish-kryeministri duket se në këtë mënyrë u jep fund dhe thashethemeve që mes tij dhe Lulzim Bashës ka pasur sjellje të ndryshme për 30 Qershorin.
Berisha deklaroi se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk i njohën as përfaqësuesit e OSBE-ODHir-it nddërkohë që shtoi se opozita bëri një zgjedhje të mençur me vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
“Gjer në rivendosjen e dualizmit politik dhe shporrjen e mostrës së pluralizmit, Edivin Kristaq Ramës narkoshteti dhe regjimit të tij Kakistokratik. Është beteja që merr një veçori të shenjtë në vlerat që u shemben me 30 Qershor në zgjedhjet moniste. Duhet të vendoset një orë e më parë kështu që çdo shqiptarë i bëj thirrje ti bashkohet betejës. Ishte ndër aktet më të mençura të PD që nuk u bë pjesë e zgjedhjeve të drogës dhe farsës. Opozita është etike që të qëndrojë e papërkulur dhe besnike e vlerave dhe për asnjë sekond pjesë e politikës më të urryer që pas regjimit komunist. Ato nuk ishin zgjedhje por një farsë. Vendimet e Gjykatës Euriopiane për të Drejtat e Nejriut hedhin poshtë me përçmin si anti-demokratike zgjedhjet moniste pa alternativë dhe pa kandidat rival. Cilido do të mbulohet nga turpi i historisë. Asgjë nuk mund ta mposht këtë popull që po mbron ato vlera të sanksionuara në demokracitë më të hershme në vendet e lira të mbarë botës. Bojkotoi në një akt të pashembullt në histori vëzhgimin e zgjedhjeve sepse nuk mund të vëzhgonte dot farsën zgjedhore”.
Lidhur me datën 13 Tetor të dekretuar nga presidenti për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, Berisha tha se ato të 30 Qershorit nuk janë njohur nga ndërkombëtarët dhe vëzhguesit e huaj. Sipas tij, këta të fundit kanë deklaruar se dekreti është në fuqi dhe mund ta vendos vetëm Gjykata Kushtetuese
“Do t’ju them shqiptarëve vetëm një gjë, edhe pse komisionin e IDHIR-it e udhëheqi Glover, që dihen marrëdhëniet e mia me të, deklaroi se zgjedhjet janë anti-kushtetuese në Shqipëri. Deklaroi se dekreti është në fuqi dhe nuk mund të sfiidohet jo nga narko-gjykatësisit e narko-partisë në Kolegjin Zgjedhor si dhe në narko-KQZ-në. Në dallim nga ata që u përpoqën të bënin gjykatësin e presidentit me Denar Bibën dhe Kolegjin Zgjedhor, Glover deklaroi se këtë mund ta zgjidh vetëm Gjykata Kushtetuese. Ata deklaruan se dekreti i Presidentit Ilir Meta është në fuqi dhe mund të rrëzohet vetëm nga GJK. Ata pranuan gjithshtu se zgjedhjet ishin anti-kushtetuese”.
Ndërkohë që lidhur me mundësinë e shkarkimit të Metës dhe emërimin e një presidentin tjetër, si dhe procedurat që duuhen ndjekurt, Berisha tha:
“Mos pyesni një ish-president se si zgjidhet Presidenti. Këta harrojnë një gjë, shqiptarët kanë shumë të meta, por një gjë kanë, absolutisht sapunin për bukë se hanë. Se kanë ngrënë as kur nuk kishin as dhjetë lekë në xhep”.
(E.K-F.GJ/Faxweb.al)