00:39 | 22/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Pse u hodhe përpjetë sikur të pickoi gjarpri?!”, Braho akuzon Tufën: Po më përdor për azil!

12:58 | 01/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Dhuratë nga ish-sigurimi”, Spartak Braho kërkon shkarkimin e Agron Tufës: Ka shumë helm!

Vijojnë përplasjet mes deputetit socialist Spartakl Braho dhe kreut të Insitutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa.

Teksa ky i fundit deklaron se ka marrë kërcënime për jetën dhe ka ngritur padi në prokurori, Braho thotë se i vetmi rrezik që i vjen Agron Tufës është nga vetja e tij.

Sipas deputetit të PS-së, qëndrimet e Tufës mund të kenë prapavijë për t’u larguar nga vendi dhe për të fituar azil politik si i përndjekur nga ‘regjimi i Ramës’.

“Është një idiotësi e radhës e tij. Unë i them se asnjë rrezik nuk i vjen nga unë. Të gjitha rreziqet që do ta ndëshkojnë atë i vijnë nga vetja e tij. Nga shkeljet ligjore që ka bërë. Dhe do t’i tregoj ato shkelje të rënda një për një. Tani gjoja i “frikësur” nga unë se e kërcënoj për ta vrarë, shpërndan alarmin fallco për rrezikun që i ” kanoset” !!  Me sa duket  fare qartë nuk e ka hallin këtu, por tek alibija që krijon për t’u “arratisur” dhe ky jashtë shtetit, sikurse bënë gjithë kriminelët e Berishës në vitin 1997, me shpresën  e ndonjë azili politik si i përndjekur nga regjimi i Ramës!  Qesharake kjo alibi e tij. Sepse është Rama që e ka financuar dhe e ka mbajtur në këmbë këtë institut, të paktën këto gjashtë vitet e fundit”, ka thënë Braho.

Më tej Spartak Braho i është përgjigjur akuzave të Agron Tufës se ai ka qenë prokuror i kohës së diktaturës. Por Braho ka theksuar se ai ka qenë jurist në organet e gjyqësorit dhe s’ka qenë asnjëherë prokuror apo sigurims.

“E para e punës, unë nuk kam qenë asnjë ditë prokuror apo sigurims apo bashkëpuntor i ndonjë shërbimi të huaj, as kontigjent i patriotit tënd Gazidede, o Tufë. As i serbëve apo i rusëve  siç të akuzon Shaqir Vukaj, ish ambasadori i Shqipërisë në Rusi, një akuzë që ty të dogji aq shumë dhe u hodhe përpjetë sikur të kafshoi gjarpri.

Unë kam qenë si jurist për pak vite në organet e gjyqësorit dhe kam zbatuar  e respektuar ligjet e kohës brenda sistemit të drejtësisë për disa vite në gjykatë. Nuk kam shkelur asnjë ligj të kohës dhe ndihem krenar për këtë. Prandaj nuk më bëjnë asnjë përshypje shpifjet ordinere të një njeriu ordiner. Por, pa më thuaj Sali Berisha ku ka qenë në ato vite? Kujt i ka shërbyer? Pale të pyes Tufën se kujt i ka shërbyer dhe ç’punë ka bërë pas vitit 1990”, është shprehur ai.

Ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka paralajmëruar se Instituti që drejtohet nga Agron Tufa do verifikohet për shpërdorim fondesh, ndërkohë që sipas tij, Parlamentit do t’i kërkojë shkarkimin ë Bordit Drejtues.

“I kam dëgjuar edhe unë këta zëra dhe i kam lexuar këto kërkesa. Krejt e natyrshme pas gjithë këtyre zullumeve që ka bërë instituti i Tufës. Ndoshta mund të ndodhë edhe ashtu. Dhe do të ishte normale që të ndodhte. Por unë nuk mund të flas me hipoteza. Unë tani për tani mund të them vetëm kaq: Është kërkuar dhe besoj se do të realizohet shkarkimi i bordit të këtij instituti me në krye Agron Tufën për shpërdorim fondesh.

Dua të sqaroj këtu se Kuvendi ka për detyrë në bazë të nenit 102 të Rregullores të kontrolloje dhe verifikojë veprimtarinë e tij dhe përdorimin e fondeve të shtetit ndaj duhet të ngrihet një komision i posaçëm që ta verifikojë se si janë shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit, domethënë të taksapaguesve shqiptarë për paçavuret e këtij palo instituti fashiste e të merret vendimi i duhur… Besoj se kjo është rruga që do të ndiqet. Pallavrat e Tufës nuk pijnë ujë dhe unë besoj se ky person do të përgjigjet para drejtësisë”, ka thën Braho.

 

Etiketa: agron tufaspartak braho
Pas

‘’Si na e shk*rdhen shteti pagën”, revolta e Erion Kristos që shqetëson shumicën e shqiptarëve: Suma… 

Para

“Po na vjedhin tokën e po na ngordhin bagëtitë”, banorët e Sharrës sërish në protestë: Policia na ka marrë me forcë

Para
“Po na vjedhin tokën e po na ngordhin bagëtitë”, banorët e Sharrës sërish në protestë: Policia na ka marrë me forcë

"Po na vjedhin tokën e po na ngordhin bagëtitë", banorët e Sharrës sërish në protestë: Policia na ka marrë me forcë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Këtu nuk ka shtet, por pushtet”, raporti i DASH, Soko: Mediat janë pengje të interesave ekonomikë, është fakt i mbarënjohur

Nga erdhi uji i Tokës? Shkencëtarët në një universitet në SHBA, sjellin një studim të ri

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën në hotel, pasi ka dëmtuar veten me mjet prerës duke bërë dush

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

“Mësova se sa e painformuar është Qeveria Britanike rreth Shqipërisë”, ish-ambasadori shqiptar refuzon ftesën e lordit ku i ftuar do jetë Rama

Pas “GoFundMe”, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë instagramin e tij

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.