Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pse tërmeti i 26 Nëntorit ishte më i frikshmi? Ja çfarë përigje jep profesor Rrapo Ormeni

Në emisionin e sotëm Opinion u trajtua historiku i fatkeqësive natyrore në Shqipëri. Sizmologu Rrapo Ormeni shpjegoi përse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi megjithëse ai nuk është më i forti i regjistruar në Shqipëri.

Tërmeti më i fortë i regjistruar është ai i vitit 1979. Ky tani ishte më i frikshmi sepse ne që jemi sizmologë e mendojmë që zgjatja do të jetë 5, 15 apo 20 sekonda. Unë prisja të mbaronte kurse ai vazhdonte. Ishte shumë i gjatë jashtë tipikes. Zgjatshmëria vjen nga thellësia dhe nga madhësia e thyerjes. Sa më i thellë është aq më i gjatë është.

Ai nënvizoi se tërmeti bëhet më shkatërrimtar edhe në varësi të truallit dhe se në zonën e Kënetës në Durrës sipas studimeve nuk duhej ndërtuar.

Dëmtime më të mëdha në toka të buta të ngopura me ujë. Studimi mikrozonik thotë se në zonën e kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar.

Në Tiranë”, tha Ormeni, “nuk ka arsye ketë panik pasi është 35 kilometra, këtu vjen 1.5 herë më i ulët. Tirana ka truall më të qëndrueshëm. Magnituda e niveleve maksimal në Tiranë është e vogël”.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *