Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”Pse të thahet goja?”, Zagani i drejtohet Tahirit: Kampion, askush s’e tall menderen me shtetin më shumë se ti!

Ditën e djeshme Saimir Tahiri u mor si i pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa kërkoi edhe gjykim të shkurtuar.

Pas seancës maratonë që zgjati për rreth 7 orë, Tahiri doli para mediave, ku si zakonisht u shpreh se procesi ndaj tij ka qenë i montuar, dhe gjitha sa po ndodh me të është një maskaradë.

Lidhur me deklaratat e Tahirit ka reaguar dhe Dritan Zagani i cili thotë se drejtësia ‘’alla rilindëse’’ që po bëhet ndaj ish-ministrit është e vonuar.

Reagimi i Zaganit:

Kampion je vertet..por se pse te thahet goja dhe nuk te rrjedhin me fjalet si bilbil ashtu si dikure ,kete spo e kuptoj…!

Drejtesi e vetuar alla rilindase,trafikanti ben shoun e radhes ne media,ndersa kush guxon dhe prek trafikun e trafikantet te gjej vend se zhdrejtesia te ben cdo gje qe nuk e parashikon ligji, kjo se ligjin e ben lider maliqi…!

Gjithesesi kampion e meriton se askush me akuzen tende nuk tall menderen me shtetin dhe ligjin ashtu si ti dhe per kete ke merita.

“Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë.

Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj. Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade.

Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal!  E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet. Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë”, u shpreh mes të tjerash Tahiri.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *