11:49 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Pse Rama nuk po i gëzohet timonit? Shkullaku: Nuk e bën për të mos lënduar kundërshtarin, por se di që është një fitore e brishtë (ANALIZA)

12:50 | 28/06/2017
në Te Gjitha
0
Pse Rama nuk po i gëzohet timonit? Shkullaku: Nuk e bën për të mos lënduar kundërshtarin, por se di që është një fitore e brishtë (ANALIZA)

Armand Shkullaku teksa analizon reagimin e përmbajtur të Ramës për fitoren e arritur në këto zgjedhje, numëron gjthë arsyet se pse ai që mori timonin i vetëm, mund t’i gëzohet atij, por jo ngarjes së makinës.

Në një opinion në “Mapo”, Shkullaku shkruan se me 74 mandate, që nuk është çudi të shtohen rrugës nga dezertorët e rëndomtë, kryeministri i rimandatuar mund të shpaloste përsëri triumfalizëm dhe eufori.

“E megjithatë Edi Rama po tregohet i përmbajtur. Po e bën këtë në shenjë respekti për të mos lënduar kundërshtarin e thyer keqas? Apo është sjellje e matur karshi përgjegjësisë së madhe që i ngarkuan votuesit dhe peshës së angazhimeve që ka marrë për të drejtuar i vetëm Shqipërinë? Përgjigja është jo, sepse Rama nuk shquhet për ndonjë sjellje kalorësiake ndaj kundërshtarëve edhe kur i sheh ata në ditën e tyre më të zezë dhe, sa i takon ndjenjës së përgjegjësisë, edhe kjo bie po të kihet parasysh lehtësia me të cilën ai i përcolli premtimet e pambajtura në katër vite dhe mosregjistrimi i asnjë premtimi të qenësishëm për katër vitet që do vinë, përveç sloganit “do bëjmë shtet”, që nënkupton nuk do bëjmë asgjë”-shkruan ai.

Sipas tij, Rama po tregohet i kujdesshëm në menaxhimin e fitores së tij, sepse ai e di se pavarësisht nga numrat, ajo është një fitore e brishtë. Një fitore e arritur jo mbi besimin, por mbi manipulimin.

“Pjesëmarrja e ulët në votime, bojkoti i më shumë se gjysmës së shqiptarëve, vërtet penalizoi opozitën, por është një shenjë dëshpërimi i përgjithshëm, rezultat i qeverisjes së tij në katër vite. Se mijëra vota që shënuan numrin 2, nuk ishin valë entuziazmi për mirëqenien që solli kryeministri në mandatin e parë, por zgjedhje e pashpresë për një grusht parash në tregun e mjerë të katundit tonë politik. Raportimet në ditën e votimit sollën një numër rekord shitblerje të votës dhe për herë të parë një parti e madhe u soll me votuesit në mënyrë të pastër pragmatiste, duke shfrytëzuar me një strategji cinike nevojat jetike në mungesë të besimit dhe shpresës”- shkruan Shkullaku.

Me tej, ai thekson se mbulimi mediatik që siguroi kryeministri ishte larg këtyre të vërtetave dhe për një muaj rresht u lanë në harresë skandalet e shumta të qeverisë dhe ajo që po ndodhte në terren, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemet reale te telenovela me apo LSI, me apo PD, me apo pa partitë e vogla, me apo tuta…

“Edi Rama nuk mund të jetë euforik sot edhe për faktin e qartë se ai luajti në një fushë, thuajse pa kundërshtarë, përballë një ekipi që nuk mendoi për fitore por për koeficientin e rezultatit. Ai fitoi përballë dikujt që kishte kundërshtuar ashpër rregullat e përçudnuar prej tij dhe papritur i pranoi ato pak minuta para fillimit të ndeshjes. E cila në fakt nuk ishte një ndeshje, por dalje në fushë për të legjitimuar një garë të trukuar. Ata qindra-mijëra mbështetës të Partisë Demokratike, ndihen sot dyfish zemërthyer, sepse nuk kanë mundësi të përjetojnë as dinjitetin e humbjes dhe as të ngrenë zërin për padrejtësinë, të cilën ekipi i tyre e amnistoi në minutën e fundit”- shkruan ai.

Sipas Shkullakut, “as ata që sot bërtasin fitore, nuk kanë arsye të ndihen krenarë. Edhe ata e dinë se si e arritën këtë fitore. Prandaj entuziazmi nuk i shkon Edi Ramës. Një ndeshje e trukuar kënaq vetëm fanatikët, të tjerët druhen se në një përballje të vërtetë mund të humbin gjithçka. Sot, Edi Rama ka të drejtë t’i gëzohet timonit, por nuk do të ndiejë asnjë kënaqësi t’i japë makinës”.

 

 

Etiketa: analizaarmando shkullakushkullaku
Pas

Çfarë do të ndodhë me ministrat teknikë të Bashës në qeverinë Rama?

Para

Nishani dekoron pas vdekjes Artan Cukun, dekorata i dorëzohet bashkëshortes së ish-kryekomisarit (FOTOT)

Para
Nishani dekoron pas vdekjes Artan Cukun, dekorata i dorëzohet bashkëshortes së ish-kryekomisarit (FOTOT)

Nishani dekoron pas vdekjes Artan Cukun, dekorata i dorëzohet bashkëshortes së ish-kryekomisarit (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e Renis Dobrës, policia jep detaje nga krimi i rëndë: Kush janë 4 autorët e dyshuar të krimit

Të paktën dy të vdekur në sulmin e ri rus me 400 dronë dhe raketa balistike në Ukrainë

Berisha ngre alarmin: Kartelet e drogës mund të përfaqësohen në delegacionet e BE-së, për shkak të lidhjeve me Ramën

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 21-vjeçarja shqiptare në Gjermani

Rrëzohet mocioni i mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Shqipëria është kthyer në narko-shtetin e parë në Europë dhe një prodhues masiv emigrantësh

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive

Foto/ Vrasja në Shkopet, dy vëllezër nga Tropoja nën hetim për ngjarjen

Berisha në konferencën për integrimin në BE: Prioriteti ndaj stabilokracisë i hap rrugën autokracisë

Tomi Huhtanen: Nuk mund të ketë integrim pa sundim të ligjit.Krimi, korrupsioni dhe abuzimet nuk fshihen dot nën qilim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.