Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, tha se kryeminsitri Edi Rama e ka ftuar për bashkëpunim pasi e ndjen se do të humb në zgjedhjet e 25 Prillit.
Basha:
Më mirë se sa një mik dhe koleg i juaj nuk mund të them pse-në e kësaj. Një njeri që gjatë fushatës elektorale sillet rreth e qarkë të gjithë fushatës time dhe u kujtua ky në javën e fundit të bëjë këtë ftesë.
Përgjigja është fare e thjeshtë sepse në 25 Prill do të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Një njeri që dështoi në 8 vite, zhyti vendin në varfëri dhe shkaktoi largimin masiv të shqiptarëvre.
Bashkëqeverisja e Aleancës tonë nuk bashkëpunon dhe Shqipëria nuk ndryshon pa ikur Edi Rama.
(R.G/Faxweb.al)