Pse po e mban të fshehtë takimin me djalin e George Soros, Alexandër, Edi Rama?
Kjo është pyetja që të shkon nëpër mend, sapo mëson se djali i miliarderit Soros ndodhet sot në Shqipëri.
”Faxweb” zbulon se Aleksandër Soros, pas vizitës në Beograd i është drejtuar Tiranës.
Ai ka konfirmuar 20 orë më parë mbërritjen në Tiranë, duke u shprehur ”në ekstazë” për të qenit këtu ”në kohë për perëndimin”.
Siç duket, kryeministri Edi Rama, një nga miqtë e George Soros, nuk ka bërë publik asnjë detaj nga takimi me të, madje as ndonjë status në rrjetet e tij sociale. A janë takuar të dy? Pse djali i miliarderit ka marrë rrugën drejt Shqipërisë? A mund t’a neglizhojë Rama një takim me djalin e fondacionit që ndikoi në Reformën në Drejtësi?!
Aleksandër Vuçiç, presidenti serb, ndryshe nga Edi Rama ka bërë publik çdo detaj nga takimi me djalin e George Soros.
(V.G/Faxweb)
Postimi i Aleksandër Soros