Në një intervistë për Fax News, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço ka folur për uljen drastike të çmimit të karburantit në botë ndërsa në Shqipëri është reflektuar me vetëm 10%.
Ai tha se tregu shqiptar i karburanteve e reflekton shumë shpejt rritjen e çmimit të karburantit në bursë ndërsa ndryshe ndodh kur ai bie.
“Në Shqipëri edhe pse çmimi i bursës është përgjysmuar, tek ne ka pësuar një zbritje rreth 10%. Mbi 100 lekë janë taksa, vetëm pjesa tjetër është pjesa tjetër. Shumë prej furnitorëve në Shqipëri mund të mos kenë marrë sasi furnizimi kohët e fundit, kjo është një nga arsyet pse nuk ka rënë çmimi i karburantëve. Është normale për shkak të mospjesmarrjes në bursë që çmimi në Shqipëri të rritet më shpejt dhe të ulet më ngadalë. Aspekti tjetër pse ka rënë me 10 % ekonomia shqiptare është e paralizuar, transporti, njerëzit që nuk shkojnë në punë dhe kërkesa ka rënë ndjeshëm për këtë ka rënë edhe çmimi. Nëse nuk merren masa për të lehtësuar situatën, kështu do vijojë të mbetet”, tha eksperti i ekonomisë.
Por çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim me çmimet e karburantit?
“Tregu shqiptarë reflekton shumë shpejt rritjen e çmimit të naftës në bursë dhe reflekton shumë ngadalë të kundërtën. Ka rënë pothuajse në 50 % konsumi i përgjithshëm, tregu i karburanteve ka rënë në 15 %”. Kërkohet një ndërhyrje urgjente,kjo nuk është gjë e keqe për konsumatorët, por ndikon në ekonomi, tha Muço.
(F.GJ/FAXWEB.AL)