Ikja e Kejvina Kthellës nga programi “Xing me Ermalin” tashmë është zyrtarizuar. Si moderatri por dhe modelja janë shprehur se ky largim ka qënë me konsensus dhe për projekte më të mëdha.
Pak kohë më parë ka qënë vetë modelja e cila është shprehur se shumë shpejt do e shohim në televizione ndërkombëtarë dhe të mëdhenj.
Por mesa duket arsyeja e largimit të Kejvinës ka qënë vetëm pretekst për publikun.
Në puntatën e radhës kur i ftuar ishte këngëtari Fero, moderatori ka treguar arsyen e vërtetë të largimit.
“Se femrat kanë shumë kshu… ja erdhi Olimpia, filloi duke u vesh içik, bam bam një ta nxjerrë Kejvinën nga loja”,-ka thënë Ermali në emision.
Moderatori e ka thënë këtë me tone humori dhe mesa duket dhe Olimpia e ka marr me sportivitet.