Ministrja e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Belinda Ballaku, gjatë konferencës me gazetarët të mbajtur në lidhje me mbylljen e aeroportit të Rinas, u pyet nga gazetarja e FaxNews, Mirilda Tili, se pse tenderat e AlbControl kanë vijuar pavarësisht situatës së vështirë ekonomike që çoi në uljen e pagave të punonjësve.
Ministrja Balluku u përgjigj se tenderat nuk janë për investime por tendera mirëmbajtjeje, jetikë në funksionimin e Albcontrol.
“Cilat tendera? Mi trego pak se përndryshe nuk e bëjmë dot bisedën? Tani lexoje pak objektin, është investim apo mirëmbajtje? Faleminderit. Do ta shikosh më vonë. Tenderat janë bërë vetëm për mirëmbajtje sepse është pjesë e kërkesës së operimit.
Nëse radari dhe radiot nuk mirëmbahen, ne nuk vazhdojmë dot operimet. Albcontroll nuk ka pasur mundësi të investojë. Ndërkohë që zërat e investimeve janë tjetër kapitull sepse sot po operojmë. Kulla e kontrollit në Kukës dhe Albcontrol nuk ka investuar. Administrta është me paga lufte, dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e tyre.
Fluturimet janë bllokuar sepse është deklaruar paaftësi dhe fluturimet në Rinas janë bllokuar për pak orë. Nuk kemi një afat se kur mund të rihapet por kemi një plan. Pagat e drejtuesëve janë pjesë e administratës, financierët, juristët dhe specialistët. Pra janë ulur në 80%. Do t’ua kërkojmë dhe ua sjellim”, tha Balluku.