Çfarë po ndodh me sistemin e drejtësisë në vendin tonë? Prej ditësh shumë gjyqtarë nuk kanë mundur që të kalojnë dot Vetingun, ndërsa të tjerë edhe pse u janë gjetur shkelje janë konfirmuar në detyrë.
I ftuar në Fax News gazetari Enton Abilekaj tha se derimë tani procesi nuk ka rezultuar tërësisht i drejtë, për shkak se disa gjyqtarë me probleme kanë mundur që ta kalojnë Vetingun.
Këtu Abilekaj ka përmendur rastin e Bashkim Dedes, ku tha se i është dashur që të bëjë pakt me mazhorancën, në mënyrë që të shpëtojë.
‘’Puna e KPK-së nuk po bind dot gjyqtarët, por edhe opinionin publik. Ka shumë ankesa në Kolegjin e Apelimit, dhe kjo e bën procesin të ngadaltë.
Ky vakum në drejtësi u paralajmërua që me ndryshimet kushtetuese, pa konsensusin e opozitës, ishte projektuar që institucionet të bien në duart e mazhorancës. Kemi të bëjmë me një çështje të paramenduar.
Komisionet kalojnë Bashkim Deden, që ka probleme me pasurinë, ndërkohë që ONM-ja kërkon apelimin e çështjes. Çfarë ka ndodhur me Bashkim Deden, që akuzohet si i emëruar i PD-së?
Ka ndodhur ajo që ai ka bërë pakt me këtë mazhorancë që të mund të qëndrojë në detyrë. Ç’po ndodh me Zaganjorin që del e thotë që ai ka mbështetur Reformën në Drejtësi. Ndodh ajo që gjyqtarët që kalojnë po vendosen nga deputetët e PS-së.
Vetë ONM-ja ka dalë jashtë loje. Nuk mund të ketë komisioner publik që të kalojë gjyqtarët me probleme me pasurinë.
Kemi të bëjmë me institucione që nuk kryejnë dot detyrën e tyre, ONM-ja është e kufizuar në staf, dhe nuk mund që ti ndjekë të gjitha seancat. Pra ndërkombëtarët nuk po e miratojnë këtë proces”, u shpreh Abilekaj.
(E.K/FAXWEB.AL)