Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisioni ‘Përballë’, u pyet në lidhje me refuzimin e ftesës për debat që i bëri kryedemokrati Basha.
Rama u shpreh se nuk di të ketë patur një traditë debati të kryeministrit me rivalin e tij gjatë viteve të fundit, të cilën ai e ka thyer.
Kryeministri u shpreh se në debat duhet të kesh përballë një lider i cili është përgjegjës për atë që thotë dhe jo një person i cili fsheh të tjerët pas tij.
“S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni. Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë” tha Rama.