Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Pse Duka nuk e ka dhe aq me qejf Finon si kundërshtar?! Ç’tha së fundi për deputetin socialist

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka dhënë një intervistë në lidhje me zhvillimet e fundit në sportin shqiptar, po edhe planet e së ardhmes.

Në këtë rrëfim për gazetaren Vilma Masha, në Supersport, Duka foli edhe në lidhje me plane e tij për të rikandiduar apo jo më për kreun e FSHF-së.

I pyetur në lidhje me Bashkim Finon si një kundërshtar të mundshëm, Duka ka thumbuar sërish duke u shprehur: Nëse Bashkimi do jetë kandidat për president të FSHF-së nga Partia Socialiste, atëherë kjo parti duhet ta zyrtarizojë nga selia e saj. Në të kundërt, PS-ja duhet të distancohet dhe iniciativa e Finos të vijojë në mënyrë personale

A do të kandidoni sërish për President të Federatës së Futbollit?

Para se të marr një vendim, do të çekoj të gjithë premtimet e bëra para 4 viteve. Do t’i shoh me kujdes, në se i kam realizuar apo jo dhe nëse i kam realizuar, do të mendoj një projekt për të ardhmen dhe do ta diskutoj me “të zotët e shtëpisë”. Në fakt, nuk është edhe koha, pasi nuk është përcaktuar ende dita e zgjedhjeve, sepse vetëm atëherë është koha e duhur për të publikuar vendimin. Unë uroj të ketë sa më shumë alternativa.

Bashkim Fino pritet të jetë përballë jush në garën për President të FSHF-së. Pse mendoni se Fino duhet të kandidohet nga selia e PS-së?

Të gjithë që kanë mundësi dhe dëshirë, por edhe e ndiejnë veten të aftë, nuk jënë kundërshtarë, por të mirëpritur të kandidojnë. Në rastin e Finos, unë kam njohje personale me të dhe e kam respektuar periudhën e tij qeverisëse, si një moment të vështirë për Shqipërinë.

Nëse Bashkimi do jetë kandidat për president të FSHF-së nga Partia Socialiste, atëherë kjo parti duhet ta zyrtarizojë nga selia e saj. Në të kundërt, PS-ja duhet të distancohet dhe iniciativa e Finos të vijojë në mënyrë personale. Partia Socialiste do ta bëjë këtë kur t’i vijë koha. Kjo do jetë në të mirë të lojës, që futbolli të mos jetë i varur nga politika.

Pse duhet t’ju votojnë anëtarët e futbollit shqiptar dhe a nuk mendoni se përgjatë këtyre 15 viteve jeni konsumuar?

15 vite janë të mbushura me eksperiencë. Një vendim që para 15 viteve ndoshta më duhej një orë për ta marrë, sot më duhet vetëm një minutë. 15 vite nuk i konsideroj konsum, por eksperiencë për ta bërë më mirë këtë punë. Asnjëherë anëtarët e FSHF-së nuk duhet të më votojnë mua apo ndonjë kandidat tjetër nëse nuk binden.

Në rastin konkret duhet të votojnë për premtimet që kemi bërë, nëse i kemi realizuar apo jo. Për atë që s’ka pasur mundësi për të bërë diçka duhet të shohin “background”-in e tij në jetë për projektin që propozon. Duhet të mendohen mirë, sepse është për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e lojës që ata drejtojnë.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *