Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

Njerëzit që infektohen me virusin SARS-CoV-2 dhe zhvillojnë sëmundjen e COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave. Për disa raste më të rënda të COVID-19, mjekët thonë se shërimi i të infektuarve mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz po thonë se vazhdojnë të kenë simptoma për javë ose muaj edhe pasi kanë menduar se janë shëruar. Ky fenomen është përhapur aq shumë, saqë tani i është dhënë emri: “COVID i gjatë”.

Nuk ka asnjë përkufizim mjekësor ose listë të simptomave të njëjta për të gjithë pacientët – dy persona me COVID-19 të gjatë mund të kenë përvoja shumë të ndryshme, por forma më e zakonshme e këtij virusi është lodhja dhe plogështia e përgjithshme.

Simptoma të tjera përfshijnë gulçim, kollë të vazhdueshme, dhimbje të kyçeve, ngërçe muskulore, probleme të dëgjimit dhe shikimit, dhimbje koke, humbje e shijes dhe nuhatjes si dhe dëmtime të zemrës, mushkërive, veshkave dhe zorrëve.

Simptomat afatgjata të COVID-19 rezultojnë edhe me probleme mendore, që përfshijnë depresion, ankth dhe paaftësi për të menduar qartë. Së voni, një term që po përdoret shpesh për mungesën e qartësisë së mendjes është “mjegulla në tru”.

Në kategorinë e COVID-it afatgjatë nuk përfshihen vetëm njerëzit të cilëve u duhet kohë për t’u rikuperuar nga kujdesi intensiv. Edhe njerëzit me infeksione relativisht të lehta mund të mbesin me probleme shëndetësore të përhershme dhe serioze.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim që COVID afatgjatë ekziston”, i tha profesor David Strain nga Universiteti i Exeter, BBC-së, i cili tashmë po pranon pacientë me simptoma afatgjata të COVID-19 në klinikën e tij që vijnë kryesisht me sindromën e lodhjes kronike.

Studiuesit dhe doktorët në klinika ende nuk kanë rënë dakord për emërtimin e këtyre simptomave të gjata. Literatura përfshin “sindromën post-COVID” dhe “COVID-19 kronik”. Tani studiuesit, grupe pacientësh dhe ata që preken nga kjo gjendje gjithnjë e më shumë po e përdorin termin “COVID i gjatë”.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje që përcaktimi i rikuperimit nga COVID-19 të bazohet në kritere që nuk lidhen vetëm me një test negativ të COVID-19.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *